Zeka i Nismës nesër “shpreson në veprimin racional të AKR-së e të LDK-së” Foto: Koha

Zeka i Nismës nesër “shpreson në veprimin racional të AKR-së e të LDK-së”

09 gusht 2017 15:41

Deputeti i Nismës nga koalicioni PAN, Milaim Zeka, në një postim të vetin sot në Facebook ka ftuar, siç ka shkruar ai, që “nesër të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kështu të zhbllokohet jeta politike në vend”.

Për nesër, në orën dhjetë, është caktuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e PAN-i kanë thënë se nuk do të jenë pjesë e kësaj seance.

Zeka ka shkruar në Facebook:

“Neser duhet zhbllokuar Parlamenti

Te gjithe qytetaret e Kosoves, po presin me padurim, qe neser te votohet kryetari dhe kryesia e Parlamentit, ne menyre qe te zhbllokohet jeta politike ne Kosove.

Nuk ka lidhje se kush jane kandidatet. Krejte kjo eshte procedure formale, qe t’i leshohet rruga krijimit te qeverise.

Kandidati per kryeparlamentar do te jet Kadri Veseli. Do jet, ndoshta edhe Rakiqi, edhe kandidatet e tjere te LDK-se, e VV-se.

Shpresen me te madhe neser e kam tek veprimi racional i Behgjet Pacollit, dhe AKR-se. Kam besim tek veprimi racional i LDK se, me Avdullah Hotin, dhe deputete e tjere”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme