Zyrtarët e akuzuar për korrupsion s’ka kush t’i ndëshkojë

Zyrtarët e akuzuar për korrupsion s’ka kush t’i ndëshkojë

09 gusht 2017 06:30

Prokuroria e Shtetit ka fajësuar gjyqësorin se po shpërfill argumentet e saj në rastet e gjykimit të zyrtarëve të lartë publikë.

Ajo nuk ndihet përgjegjëse që pjesa tjetër e zinxhirit, e që janë gjykatat, po tregohen të “mëshirshme” ndaj të akuzuarve për korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.

Por është po kjo prokurori që në të paktën dy raste ka bërë edhe akuzuesin edhe gjykatësin. Përfaqësuesi i saj ka hequr dorë që në seancën e parë gjyqësore, duke mos u dhënë shans as gjykatës e as publikut të dëgjojnë argumentet, mbi bazën e të cilave ishin ngritur aktakuza kundër kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore, Jeton Shala, në njërin rast, dhe kundër Driton Gashit, ish-drejtor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rastin tjetër.

Shala ka lidhje familjare me kryeministrin Isa Mustafa dhe akuzohej për rastin e vjedhjes së barnave të konfiskuara në institucionin që drejton. Kurse Gashi, që akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare në MPB, është emëruar drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pak ditë pasi nga ndjekja është “dorëzuar” Prokuroria... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gzimi-GJAKOV09/08/2017 08:56

Une si qytetar kamë ushtruar kallëzim penal kundër dy prkourorve dhe një zyrtari komunal pëe shprosimn e pronave private dhe komunale Prokuroria Hudhe kallëzimim sipas rasti është vjetruar.

Shto koment

Të ngjashme