Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DASH: Terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve për vitin 2016, ku bie në sy edhe përmendja e Shqipërisë, jo si një vend mbështetës, por si një vend i shënjestruar nga terrorizmi.

Sipas këtij raporti, Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh Shqipërinë si një pikëmbështetje në kontinentin evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si edhe në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet përmes krijimit të organizatave bamirëse dhe kulturore që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.

Më tej, raporti thekson se Irani ka vijuar aktivitetin terrorist, duke rritur mbështetjen për Hezbollahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupimet e ndryshme në Siri, Irak e mbarë Lindjen e Mesme. Sa i përket pranisë në Evropë, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se shumë aktivitete mbeten ende të pazgjidhura, raporton Ora News.

Por pavarësisht përpjekjeve, terrorizmi iranian nuk po gjen mbështetje në popullsinë e përgjithshme të vendit tonë.

Qeveria shqiptare dhe parlamenti arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar demokratik MEK të Iranit, të vendoseshin në vendin tonë vitin e kaluar.

Sakaq, komuniteti ndërkombëtar do të duhet të tregohet vigjilent e t’i bashkohet sanksioneve amerikane ndaj Trupave të Gardës Revolucionare Islamike për të mos lejuar fuqizimin e mëtejshëm të tyre.