VV: PDK-ja po bën luftë të ndyrë për një tjetër bllokadë institucionale

VV: PDK-ja po bën luftë të ndyrë për një tjetër bllokadë institucionale

08 gusht 2017 14:30

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një luftë të ndyrë dhe sipas VV-së, përmes shpifjeve duan të shkaktojnë një tjetër bllokadë institucionale.

Deputeti Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij nuk do të ketë respekt as mirëkuptim për luftën e ndyrë të PDK-së, e cila më 11 qershor e ka konfirmuar opozitën e saj. Me reagimet ndaj VV-së për qeverisjen në Prishtinë, Sveçla ka thënë se PDK-ja është në gjendje që të bëjë gjithçka për t’u kthyer në pushtet.

“Dhe këtë, për hir të pasurisë, e shumë prej tyre edhe të lirisë. Këtë e dinë edhe qytetarët e Kosovës. Është e qartë se kush është manipuluesi e cili i drejti në këtë shoqëri”, ka thënë Sveçla.

“Arsyeja tjetër, mbase edhe më treguese se pse reagojnë, sulmojnë e shpifin, është se po duan të shkaktojnë një bllokadë institucionale. Nuk i kanë votat për kryeparlamentar kurse ne dhe qytetarët e Kosovës jemi duke i pritur që ata ta propozojnë emrin që atyre u takon. Ne jemi edhe duke shkuar në seancë për këtë”, ka thënë veç të tjerash Sveçla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme