Arbëri

Daçiq: S’mund të diskutohet për propozime të reja pa u formuar Asociacioni

Ivica Dacic

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “nuk ka mundësi të negociohet për propozime të reja deri në formimin e AKS-së”.

Daçiq k folur në takimin tradicional me pjesëmarrësit për Studime të Larta të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka thënë se detyra më e vështirë para Serbisë është “ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Me përshkallëzimin e situatës në Ukrainë, fokusi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së statusit të provincës sonë jugore është rritur. Prandaj, falë një politike të mençur, ne kemi formuar një pozitë të qartë dhe të vendosur negociuese, sipas të cilit nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri derisa të mos formohet Asociacioni i Komunave Serbe. E keni të qartë se rundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel ka një peshë të veçantë, sepse ne duam të mbetemi këmbëngulës në mbrojtjen e interesit tonë kombëtar, në radhë të parë për të mbrojtur popullin tonë dhe identitetin kulturor-fetar”, ka thënë Daçiq, raporton “Kosovo Online”.

Daçiq beson se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE është mision i realizueshëm.

Më 27 shkurt do të mbahet takimi i radhës në Bruksel i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.