Arbëri

Në të gjithë Shqipërinë, 640 vatra zjarri deri tani

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi të hënën në Tiranë se situata e zjarreve në Shqipëri është dramatike. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë për ta përballuar këtë situatë.

E shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Shemsi Prençi, ministrja Kodheli doli në një konferencë për media në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarret dhe angazhimin e Forcave të Armatosura për shuarjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fillimisht, ajo vuri theksin te kushtet klimaterike dhe temperaturat e larta, të cilat kanë përfshirë jo vetëm Shqipërinë , por të gjithë jugun e Evropës dhe që kanë shkaktuar probleme të shumta.

“Po jetojmë një nga periudhat dhe situatat më të nxehta të viteve të fundit, e shoqëruar kjo me zjarre masive kudo, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë”, tha ajo, duke theksuar se nga statistikat e fundit rezulton që është trefishi i numrit të zjarreve në 8 vjetët e fundit në mbarë Evropën, krahasuar me një mesatare që statisticienët evropianë nxjerrin.

“Kjo është një situatë dramatike, pra jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën mbarë, me humbje të konsiderueshme në pasuri natyrore, humbje në njerëz, materiale, gjithçka të mirë që dora e njeriut krijon dhe thjesht, një zjarr i djeg. Situata klimaterike është jashtë normales, e theksoj edhe në Shqipëri, për shkak të temperaturave tejet të larta edhe reshjeve pothuajse inekzistente”, shtoi Kodheli, sipas së cilës kjo e ka çuar në fakt vendin drejt një situate shumë të vështirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.