Në “Parkun e të Martuarve”, PDK ia shpalos “dashuritë” e vërteta Shpend Ahmetit

Në “Parkun e të Martuarve”, PDK ia shpalos “dashuritë” e vërteta Shpend Ahmetit

07 gusht 2017 10:29

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj inaugurimit të “Parkut të martuarve”.

“Në “Parkun e të Martuarve”, që u përurua sot në Prishtinë, të rinjtë e PDK-së në kryeqytet përmes një aksioni simbolik kanë shpalosur “dashuritë” e vërteta të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili për katër vjet nuk ka shërbyer për qytetarët e Prishtinës, por për interesa të ngushta dhe korruptive të krerëve të Partisë Vetëvendosje”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, ka treguar edhe arsyet që i kanë shtyrë ta ndërmarrin këtë aktivitet simbolik.

“Meqë Shpend Ahmeti nuk po gjen kohë t’u përgjigjet qytetarëve për skandalet e qeverisjes së tij të korruptuar, ku administratën e ka shndërruar në çerdhe të punësimit partiak të mbi 500 militantëve, si dhe me të tillë i ka mbushur edhe shkollat dhe ndërmarrjet publike të Prishtinës;

Meqë Shpend Ahmeti, me urdhra të Kurtit dhe Molliqajt, edhe tenderët ua jep kompanive të bashkëpartiakëve dhe miqve e të afërmve të tyre. Ndërsa, sekserë për të shitur leje ndërtimore i ka dostat dhe në emër të nënës blen edhe banesa në Shëngjin;

Meqë për këto dhe shumë të tjera, ai po i injoron faktet. Dhe përveç injorimit, po shfaqet edhe i papërgjegjshëm, duke i ikur llogaridhënies qytetare...

Pra, si dembel që është për të punuar, por jo edhe për të aktruar, ai me dramaticitetin shekspirian vetëm po aktron rolin “kishe po punoj diçka”, duke u bërë lajka të rinjve edhe me kësi simbolika boshe, si ky: Parku i të martuarve apo i të dashuruarve!

Atëherë, ne, meqë kryetari e ka simbolikën politikë dhe e tërë puna e tij është vetëm simbolike, jemi këtu që t’ua tregojmë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, që ai i do me gjithë zemër dhe i ka kultivuar në Komunën e Prishtinës: Korrupsionin, tenderët, jahtet, punësimet partiake, lejet ndërtimore, bashkë me banesat, pronat dhe milionat”, ka thënë Sadikaj.

Kryetari i të rinjve të PDK-së në Prishtinë, Triumf Sadikaj, ka thënë se përveç këtyre, Ahmeti është i dashuruar marrëzisht edhe pas Shëngjinit.

Sadikaj ka thënë se këto janë dashuritë e vërteta të Shpend Ahmetit, të cilat i adhuron dhe gjithmonë është i gjunjëzuar para tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Blerimi14/08/2017 09:59

Keta duarzhytet dhe te korruptumit mundohen me shpifje e rren me i bind qytetarin e Prishtines se gjaja LVV me Shpend Ahmetin eshte kshtu siq thon ata .jo mor vllazen mos ju besoni rrencav e hajnav se ata jan ata si para lufte skan pat dy lop ne aher dhe tash jan milionera me nje rrog te deputetit.Une sjam perkrahes i ksaj partije por nuk jam as perkrahes i rrencave dhe te korruptuarve, Po ti kish fol nje politikan keto telofonatat e Adem Grabovcit dhe disa politikanve tjer do te ishte politikisht i vdekur ,dhe se kish zgh kurr kush me,kjo vetem ne Kosov eshte e mundshme ,sepse populli nuk eshte i vetedishem.kaq pata...

Fetah J08/08/2017 13:20

Ore K....... te PDKse. Me kritika sfitohen zgjedhjet por me plane realiste. Ku eshte programi juaj per Prishtinen? Çka ju ofroni ju Prishtinaseve? Pervec ketyre kritikave te pavend? Arsimi ne Komunen e Prishtines ka pesuar ndryshim positiv ne vitet e fundit. Sidomos kur krahasohet me Komunat te cilat i keni ju ne dore. Po afron dita e zgjedhjeve lokale.

Shto koment

Të ngjashme