Arbëri

Ambasadori gjerman insiston në themelimin e Asociacionit: Do ta shtynte para dialogun

Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova ka marrë obligim për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rohde ka thënë se këtë obligim Kosova e ka marrë në vitin 2013 dhe se themelimi i Asociacionit është vonuar. Ambasadori gjerman vlerëson se themelimi i Asociacionit do të ndihmonte të avanconte bisedimet për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ambasadori gjerman ka postuar në Twitter vështrimin e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të emisarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që është publikuar ekskluzivisht në portalin KOHA sot.

“Plotësisht pajtohem: Më 27 qershor 2013 Kosova është zotuar të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është vonuar dhe do të avanconte bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde në Twitter.