Arbëri

Shkurtohet koha e pritjeve në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Descriptive Text

Gjatë udhëtimit për në vendlindje, bashkatdhetarët tanë edhe më tutje janë duke u ballafaquar me pritje të gjata nëpër vendkalimet kufitare.

Në vendkalimin kufitar Horgosh, Hungari–Serbi, në anën hungareze, për të kaluar kontrollin kufitar është pritur 3 deri në 6 orë, ndërsa në anën serbe pritjet kanë qenë deri në 3 orë, raporton televizioni publik.

E në vendkalimin kufitar Merdarë, në hyrje të Kosovës, është shkurtuar koha e pritjes e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku sot pritjet ishin rreth një orë.

Zyrtarët e Policisë kosovare thonë se pritjet, të cilat nganjëherë janë edhe të gjata, po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve në të dy drejtimet.