Aldi dhe Roni bëjnë gara se kush do ta marrë porosinë nga mysafirët e ulur në kafe X 21. Kafeneja e hapur para disa muajsh në Prishtinë është bërë vendi i tyre i parë i punës. E emërtuar në bazë të kromozomit 21, i cili e përcakton sindromën Down kjo kafene është shndërruar në vend të qejfit e punës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dhjetë të rinj të cilët kanë 47 kromozome në vend se 46 presin çdo ditë mysafirët. Kafeja shërbehet me dashuri e buzëqeshje, ndërsa kamerieri vjen të tavolina pak sekonda pasi të ulesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga marsi kur është hapur ky vend është shndërruar në destinacion të dëshiruar për shumë qytetarë. Shumë njerëz zgjedhin të kalojnë pauzën e punës duke pirë kafe e njëkohësisht duke ndihmuar integrimin e personave me sindromën Down.
Së shpejti pritet të hapet një vend i ngjashëm edhe në Prizren, por në të cilin personat me sindromën Down do të përgatisin ushqim gjithashtu.
Shërbim i personave që kanë nevojë për integrim
X-21 ka hapësirë të mjaftueshme për 35-40 persona dhe punon çdo ditë pune. Përveçse shija e kafes nuk dallon me asnjë lokal tjetër në Prishtinë, çmimi është me i lirë se kudo tjetër.
10 punëtoret e lokalit, që të gjithë persona me sindromën Down arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme që lokali të vazhdojë funksionimin. Sebahate Beqiri, drejtoreshë e organizatës “Down Sindrom Kosova” thotë që kjo kafene nuk dallon asgjë nga kafenetë e tjera në qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.