Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Muhamet Lladrovcit, Babait të Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.
“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit kombëtar Muhamet Lladrovcit - Bacit Tush. Ai do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e çmuar për lirinë e Kosovës, duke mos kursyer asgjë në këtë udhë të shenjtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryeministrit.
“Familja Lladrovci gjatë angazhimit të plotë në shërbim të çështjes kombëtare, i dha vendit dy prej heronjve më të mëdhenj të luftës çlirimtare, luftëtarët e paepur Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin. Andaj, qytetarët dhe shteti i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Bacit Tush dhe Familjes Lladrovci për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer”, thuhet më tej në letrën e ngushëllimit të Mustafës për familjen Lladrovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo