Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinajn po e habit “logjika bllokuese e Kuvendit nga VV e LAA”

Kandidati për kryeministër të vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi në një intervistë në televizionin publik se është habitur me dy subjektet politike Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat sipas tij, kanë bllokuar punën në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, zgjedhjet kanë qenë më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rezultati zgjedhor na obligon që ta zbatojmë atë rezultat, këto zgjedhje kanë nxjerrë fitues PAN-in ofertën qeverisëse të PAN-it ku edhe jam i nominuar për kryeministër. Jam i habitur me bllokadën që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjen e kryeparlamentarit sepse kryetari dhe Kryesia janë në bazë të kushtetutës që i takon PAN-it dhe jam i habitur me logjikën e bllokimin e kryetarit të Kuvendit, nëse dëshirojnë ta bllokojnë qeverinë ajo vjen pastaj”.