Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në konferencë për media ka thënë Vetëvendosje s’do të marrë pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës, pasi sipas tij kjo është tendencë e PAN-it.
“Mikullovci mori vendim që të mërkurën që të ketë një takim konsultativ për të mërkurën. Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ, sepse kjo është tendencë e PAN-it se këta po donë ta kthejnë në tryezë politike”, ka thënë Konjufca, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje ka thënë se, “në këtë takim që e patëm me grupet parlamentare për mua përfundimi ka qenë i qartë. Ka të bëjë me tendencën e PAN për ta shtyrë konstituimin. Që kjo seancë të mos përfundojë kurrë sepse arsyeja është që si kamë numrat”.
Konjufca i ka quajtur kërkesa absurde ato të PAN-it.
“Po duan të imponojnë kërkesa absurde. Siç ishte e Enver Hoxhajt, ia kërkon LAA-së që ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Kjo është kërkesë qesharake. Sepse mundësinë më të madhe e ka Vetëvendosja dhe LAA-ja të formojnë Qeverinë. Ne jemi kundër tendencës së PAN-it që të shtyhet seanca”, ka thënë Konjufca.
Ai më tutje ka shtuar se, “ne ishim që seanca të mbahet të hënën. Ata janë bërë shkaktar të mos themelimit të institucioneve. Është absurditet që propozuesi që i takon e drejta e kandidimit të mos vijë në seancë. Ata që e kanë këtë të drejtë nuk po vijnë në seancë. Kjo ka shpjegime sepse ata kanë probleme, ngase nuk i kanë votat”.