Arbëri

Mustafa fajëson PAN-in për mos themelim të institucioneve dhe për rrëzim të Qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka polemizuar, pa ia përmendur emrin, me koalicionin PAN, duke e bërë atë përgjegjës për mos themelimin e institucioneve dhe për rrëzimin e Qeverisë së tij.

Mustafa, duke shkruar për këtë në Facebook, ka shtuar se LAA-ja e sheh ndryshe Kosovës dhe jo në qeverisje me PAN-in,

Ky është postim i Isa Mustafës në Facebook:

Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë.
Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.
LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.
Jo me ju në qeverisje.
Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë.