Arbëri

Moti në fundjavë në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të mbajte mot i ndryshueshëm në vend.

Të shtunën pritet të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë, sipas njoftimit, do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë intensitet të dobët e herë-herë mesatar.

Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.