Arbëri

“Blick”: A ka rrezik që në Kosovë të ndodhë një luftë tjetër në Evropë?

Rruga ne Rudar e bllokuar nga barrikadat - simboli Z i Rusise

Tensionet në veri të Kosovës kanë zënë vend edhe në ballina të mediumeve botërore.

Gazeta zvicerane “Blick” në ballinë në edicionin online ka vendosur situatën në Kosovë.

Blick ka pyetur “Nëse në Kosovë po rrezikohet një luftë tjetër në Evropë?”

Gazeta zvicerane ka marrë mendim të ekspertit gjerman për Ballkanin, Konrad Clewing, për tensionet në Kosovë.

“Serbia mohon ekzistencën e shtetit të Kosovës”, thotë Clewing.

Kjo gazetë po ashtu ka marrë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri të dielën në Twitter.

Kurti tha se “Republika e Kosovës do ta mbrojë veten – me gjitha forcat dhe vendosmëri”, në rast të një sulmi nga Serbia.

Agjencia e lajmeve “AP” ka shkruar se si “Serbia po mendon të dërgojë trupa në Kosovë, ndërsa tensionet po përshkallëzohen”.