Arbëri

Mbyllen shkollat në veri

Veriu i Kosovës

Në komunat e veriut janë mbyllur shkollat. Kjo për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së barrikadave.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën drejtori i shkollës “Aziz Sylejmani”, Flamur Gacaferi.

Ai ka thënë se për nivelin e lartë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor, kurse për nivelin ulët po.

Gacaferri ka thënë se prindërit po hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të sigurisë

Koha mëson se mësim nuk është duke u mbajtur as në shkollat tjera.