Arbëri

Dita e numrave

Deputetët e legjislaturës së gjashtë do t’ia mësyjnë sot (e enjte) Kuvendit të Kosovës, në seancën konstitutive, ku pika qendrore do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit. Para zgjedhjes së tij, në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe dhënia e betimit të deputetëve.

Koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma, i cili mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese gëzon të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar Kuvendi, do ta bëjë publike emrin vetëm pak kohë para seancës, që nis në ora 10:00, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kandidati më i përfolur për këtë post është Kadri Veseli, kandidatura e të cilit mund të shkaktojë bllokadë për shkak se partitë shqiptare kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë atë. Gjykata Kushtetuese i ka obliguar deputetet që të marrin pjesë në votimin për kryetar të Kuvendit deri në zgjedhjen e tij. Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe kryesia.

Zyrtarë të PDK-së janë shprehur të bindur se seanca do të ketë rrjedhë normale dhe të enjten epilogu me zgjedhjen e kryetarit do të marrë fund. Kjo parti ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e radhës, por nuk ka vendosur se kush do të jetë i propozuari për kryeparlamentar.

“PDK-ja i ka dhënë mbështetjen e plotë zotëri Kadri Veselit, pasi ai ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në mandatin e kaluar, duke u munduar të gjejë konsensus ndërmjet partive politike. Është lider i koalicionit, por a do të jetë kandidat, do ta merrni vesh në seancë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.