Familjet Grajqevci dhe Berisha nga fshati Shipitullë, kanë pranuar të shpronësohen për t’ia mundësuar KEK-ut zgjerimin e minierës në një territor prej 2.2 hektarësh.
Në një konferencë për media, Arben Gjukaj, drejtor i KEK-ut, vendimin e dy familjeve për shpronësim e quajti akt patriotik dhe tha se një gjë e tillë lehtëson problemin energjetik, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ia mundëson korporatës që të fillojë me operime edhe në një pjesë të re që nga nesër.
Gjukaj ka ftuar edhe familjet tjera në atë anë, që ta zhbllokojnë situatën.
Gjatë ditës së sotme, edhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë, sa i përket procesit të shpronësimeve, por, sipas tij, KEK-u është vonuar në këtë drejtim.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa furnizim me energji.