Mjegull për sa i përket kandidatit për kryetar të Kuvendit

02 gusht 2017 19:03

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ende nuk është zyrtarizuar si kandidat i kësaj partie për kryetar të Kuvendit.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mund të ketë befasi për kandidatin për kryeparlamentar, ndonëse ka thënë se Veseli e ka mbështetjen e plotë të partisë, raporton KTV.

Sipas Krasniqit, Veseli do të jetë kryeparlamentar edhe për opozitën, LDK-në dhe Vetëvendosjen.

Për rrjedhën e seancës së nesërme konstituive të Kuvendit, kryesia e PDK-së mbajti takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie.

Krasniqi ka thënë se të premten mund të ndodhë votimi i qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, kanë thënë se në seancën konstituive nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme