Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, po qëndron në Podgoricë, në vizitën e cilësuar si historike për Ballkanin. Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence do të mbledhë në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit në kuadër të Kartës Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Adriatikut.
Në Podgoricë, Pence ka lavdëruar liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëherësh, ai e ka vlerësuar si vendim historik bashkimin e Malit të Zi në NATO.
Pas takimeve me zyrtarët e lartë të Podgoricës, është planifikuar të zhvillohet edhe Samiti i liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut, transmeton REL. Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.
Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi janë ftuar të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Nga kabineti i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është konfirmuar se gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai do të takojë zëvendëspresidentin Pence.
Presidenti i Kosovës, sipas njoftimit nga Presidenca, do të kërkojë nga zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t’i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit.
Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008.