Kryetari i Listës Serbe dhe kryetar i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka udhëtuar sot në Beograd, ku do të takohet me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin.
Lajmin e bëri publik KoSSev, transmeton Koha.net. Sipas burimit, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, ky portal thekson se takimi lidhet me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Lista Serbe ka paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë seancë, por deputetë serbe ende nuk janë deklaruar nëse do të mbështesin kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe kryeministër.
Pritet që nga ky takim të kthehen me qëndrimin që do t’ua rekomandojë Qeveria e Serbisë.
-
2 gusht 2017 14:28
-
Shpërndaje në: