Si çdo vit edhe sivjet, një varg aktivitetesh për diasporën janë zhvilluar këto ditë në Kosovë nën organizimin e Ministrisë së Diasporës duke shënuar kështu “Ditët e Diasporës”.
Kushtrim Sheremeti nga ministria e Diasporës, i tha televizionit publik se diaspora është njëra ndër asetet kryesore qe e kemi, e cila ka luajtur rol kyç në formimin e shtetit tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Diasporës mundohet që nëpërmjet aktiviteteve, që organizohen çdo vit, të krijon edhe raport partneriteti me ta. Ndër shumë aktivitetet e organizuara ishte edhe dje në Prekaz ku ndër të tjera u bënë homazhet tradicionale me bashkëatdhetarët të udhëhequra nga ministri i Diaspores, Valon Murati.
“Pos tjerash janë organizuar edhe koncerte për diasporën ku me anë të tyre se po mundohen të promovojnë artistë dhe vlera artistike në përgjithësi nga diaspora”, tha Sheremeti.
Ndërkaq ai gjithashtu shtoi se sonte, në orën 20:00, do të mbahet edhe mbrëmja gala për “Ditët e Diasporës” ku do të ndahen çmimet për mërgimtarët e vitit. Kurse nën organizimin e ministrive, asaj të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Ky është seminari i trembëdhjeti me radhë ndërsa këtë vit do të mbahet në Gjakovë.