Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli njeriu më i votuar nga zgjedhjet e 11 qershorit, thotë se partia më e madhe në vend, VV, e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për të qeverisur.
Ai ka thënë se më nuk ka kritere sikurse më 2014-n dhe se VV-ja trajtohet e barabartë, pranohet dhe mbështetet nga faktorët ndërkombëtarë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për tentimin e PAN-it për zgjedhjen kryeparlamentarin, Kurti ka thënë se PAN-i po përpiqet ta krijojë shumicën parlamentare nëpërmjet një Qeverie, që varet nga partia e Beogradit.
Ai ka thënë se për kryetar të Kuvendit duhet të zgjidhet një figurë gjithëpërfshirëse e jo kontraverse siç është Kadri Veseli.
Ka folur edhe për raportet me LDK-në, duke thënë se pas 3 gushtit do të intensifikohen takimet me ta.
Ndërkaq deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se ata tashmë i kanë votat për krijimin institucioneve Qeverisë dhe Kuvendit. Ai beson se seanca e së enjtes do të shkojë mirë e pastaj t’i hapet rrugë krijimit të Qeverisë.
Derisa PAN-i beson që më 3 gusht do të zgjidhet kryeparlamentari, partitë e tjera parlamentare kanë shtuar zërat që nëse PAN-i tenton që në seancën e tre gushtit të votojë në mënyrë të fshehtë për kryekuvendarin, atëherë ata do t’ia prishin kuorumin duke e lëshuar sallën.