Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimi i ndarjes nga kolona

Në pjesën e tretë të serisë së rrëfimeve që boton “Koha Ditore” flet H.A., edhe një e mbijetuar e dhunës së shfrenuar të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë. Atë ende e mundon krimi i kryer mbi të - një përdhunim që ka zgjatur me orë të tëra nga ushtarë e paramilitarë serbë. Pesë prej tyre i mban mend

H.A. nuk e ka lehtë të dalë në publik. Nuk e ka të lehtë sa herë që ndeshet me shikimet e njerëzve. Nuk e ka lehtë sidomos kur sheh njerëz të uniformuar. Atë, ende e mundon krimi i kryer mbi të. Një përdhunim që ka zgjatur me orë të tëra nga ushtarë e paramilitarë serbë. Pesë prej tyre i mban mend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëshmitarja që vjen nga një fshat i Kosovës tregon mënyrën se si gratë u ndanë nga civilët e tjerë që po dëboheshin nga shtëpitë, dhe u mbajtën gjatë gjithë natës, duke u përdhunuar disa herë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëna e tre fëmijëve brenda një interviste ka përsëritur tre herë të gjitha detajet e natës më të vështirë të jetës së saj, natë pas së cilës thotë se ende nuk e kupton se pse po vazhdon të jetojë.

Përveç dhunimit seksual, dëshmitarja është dhunuar edhe fizikisht. Në shumicën e kohës ka qenë e alivanosur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.