Mustafa: Diaspora na gjallëron, na e hijeshon vendin dhe na disponon pa masë Foto: Koha / ilustrim

Mustafa: Diaspora na gjallëron, na e hijeshon vendin dhe na disponon pa masë

31 korrik 2017 23:04

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka zgjedhur fjalë miradije për diasporën tonë.

Ai thotë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës dhe janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë.

“Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë”, ka thënë Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme