Arbëri

Deputeti i PDK-së lëshon seancën: Po bëni tradhti, ma hiqni mëditjen

Descriptive Text

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, doli nga salla e Kuvendit, duke deklaruar në vend që të diskutohet për çështjen e sigurisë në veri të vendit, deputetët po flasin për energjinë elektrike.

Sipas tij, kjo “rrëshqitje” e debatit është tradhti e vendit, derisa kur po dilte nga seanca tha se mund t’ia heqin mëditjen e pjesëmarrjes.

“Kam paralajmëruar që këto aktivitete në veri e kanë një prapavijë dhe ajo që kam paralajmëruar po bëhet realitet. Ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit. Ju sot keni thirrur seancë për energjinë dhe po e fyeni inteligjencën e qytetarëve dhe Kuvendit. Kur kam dëgjuar se kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është projekt i mirë, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë, shumë shpejt do ta beni edhe një hap dhe do ta merrni emrin e merituar. Unë nuk do të jem pjesë e kësaj seance”, deklaroi Berisha.