Arbëri

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 të dielën në Kosovë

Asnjë rast pozitiv nuk është shënuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe pesë persona të infektuar janë shëruar brenda një dite.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është ulur në 17.

Sipas njoftimit të MSH-së, shkalla e pozitivitetit sa i përket prekjes me COVID-19 ka rënë në 0 për qind.