Arbëri

Vuçiqi: Kohë të vështira po vijnë për serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur të martën frazën “se kohë të vështira po vijnë për serbët”, përcjell “B92”.

Ai, duke komentuar ftesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar serbëve për të kthyer targat ilegale të Serbisë në ato legale RKS, ka thënë se ai dhe Beogradi zyrtar do të vazhdojë të jetë me serbët e Kosovës.

Po ashtu, është mburrur që serbët në veri, sipas tij, nuk po e dëgjojnë kryeministrin Kurti dhe se vetëm dy serbë i kanë kthyer targat në RKS.

Afati për regjistrim të automjeteve në RKS, duke shfrytëzuar banifitet e ofruara nga Qeveria, përfundon më 31 tetor.

Vuçiq ka kohë që përdor të njëjtat fraza si “kohë të vështira po vijnë për serbët”, “Prishtina po përgatit sulme mbi serbët” e të ngjashme.