Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po përballet me fluks të madh të kërkesave për pajisje me dokumente.
Kjo ka bërë që të ketë vonesa në lëshimin e dokumenteve dhe tollovi nëpër sportele.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMërgimtarët po ankohen se po ballafaqohen me probleme që po u shkaktojnë vonesa për pajisjen e dokumenteve. Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave.
Disa prej tyre ankohen për shërbime jo efikase që po u sjellin probleme të shumta.
Selime Gashi i ka thënë televizionit publik se sa herë që vjen në Kosovë ka probleme në marrjen e dokumenteve.
“Sikur t’i kryenin për një ditë, ne nuk kishim mbet çdo ditë nëpër komunë. Neve pushimi po na shkon kot. Prej që kam ardhur në Kosovë, që kam filluar me dokument ka një gabim na është bërë”, ka thënë Gashi.
Ndërsa Izet Leci që jeton në Gjermani, tha se gabimet dhe vonesat e shkaktuar nga administrata në Kosovë vitin e kaluar kanë bërë që djali i tij të humbë vendin e punës.
“Djali e ka humbur një muaj ditë pune vitin e kaluar, për me ia ndërruar numrin personal dhe prapë ia kanë lënë të njëjtin, një muaj ditë pune edhe prapë njëjtë, i njëjti problem, problemi krejt një numër personal”, ka thënë Leci.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Radio Kosovës se disa nga procedurat e nxjerrjes së dokumenteve janë ndryshuar, por ka mohuar se kjo përbën problem për pajisjen e qytetarëve me dokumente.
Sipas Ministrisë së Brendshme, janë bërë të gjitha përgatitjet që mërgimtarëve t’u ofrohen shërbimet e nevojshme.