Arbëri

Vulin: Për Kosovën bisedojmë gjithçka, përveç njohjes së pavarësisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën përjashton njohjen e pavarësisë së saj, dhe këto qëndrime duhet t’i shpërfaqin të edhe të gjitha institucionet në të cilat Serbia beson fuqishëm.

“Njohja e Kosovës dhe Metohisë është e përjashtuar. Nuk ka bisedime për të. Nga marrëveshjet e Brukselit, sipas informatave të mia, ia kemi dalë që të ruajmë shtetin serb në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vulin për “Politikën” serbe, transmeton Koha.net.

Vulin ka shtuar se Vuçiq nuk është njeri që hyn në diçka pa e menduar mirë.

“Ky nuk është sulm, nuk është hyrje në barrikadë. Është çështje shtetërore. Natyrisht se ai e ka planin e vetë”, ka thënë Vulin.

Sipas Vulinit, shteti serb e ka ruajtur popullin serb dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme në Kosovë, “ndërsa tani është koha që të shkojmë tutje”.

Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka thënë se edhe Ushtria e Serbisë duhet ta thotë mendimin e saj.

“Ushtria nuk ka dhe nuk duhet të ketë qëndrim kur kemi të bëjmë me politike ditore, por duhet të tregojë se çfarë mendon për Kosovën e Metohinë. Të gjitha institucionet në të cilat serbët besojnë fuqishëm duhet ta paraqesin qëndrimin e tyre”, shtoi Vulin.