Agron Redenica nga Prishtina, ka 3 vjet që jeton në Udevalla të Suedisë ku edhe është martuar.
Ai tregon se kishte hasur në një problem në momentin që ka shkuar në qendrën për regjistrim. Aty ai figuronte se është shtetas i Serbisë dhe kjo gjë ai thotë se e ka acaruar shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, Agron Redenica i kishte telefonuar ambasadës së Kosovës në Suedi, mirëpo stafi diplomatik atje nuk i ofroi kurrfarë zgjidhje.
Probleme të tilla, sipas tij, kanë edhe bashkatdhetarë të tjerë.
KTV-ja, gjatë tërë ditës ka pritur një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por askush nuk ka kthyer përgjigje pse po ndodh një gjë e tillë sidomos në vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Njëjtë siç ka bërë edhe Suedia, shtet ky që e ka njohur vite më parë pavarësinë e Kosovës.