Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në fundjavë, diell, re të shpërndara e riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se fundjava do të jetë me diell, vranësira të shpërndara që do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, transmeton Koha.net.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat ditën e diell vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.