Arbëri

Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt: Shumë shpejt do ta keni përgjigjen e Policisë

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shumë shpejt pritet të ketë një përgjigje nga Policia e Shtetit në lidhje me zhdukjen e një prej eksponentëve kryesor të krimit, Ervis Martinaj.

Në një përballje me gazetarët, Rama u ka kërkuar durim qytetarëve pasi thotë se përgjigja e Policisë duhet të jetë një përgjigje që mbështetet në prova.

“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për nëntë ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.

Martinaj, i njohur edhe si “bosi” i lojërave të fatit, është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij më 9 gusht. Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik. Nuk përjashtohet edhe inskenimi, pasi ai ishte ndër njerëzit më të kërkuar në Shqipëri.

Lexo edhe:

 

Familjarët që e denoncuan thonë se kanë humbur kontaktet me të. Nga ana tjetër policia shqiptare ka dyshime se mund të jetë inskenim Kush është Ervis Martinaj ? https://www.koha.net/r338582

Posted by Koha.net on Thursday, August 11, 2022