Arbëri

Lista Serbe ende s’ka vendim si të votojë më 3 gusht në Kuvend

Deputeti i zgjedhur nga Lista Serbe, Sasha Milosavleviq, tha se ata ende nuk kanë vendim zyrtar se si do të votojnë më 3 gusht për kryetarin e ri të Kuvendit, apo edhe më pas për kryeministrin e Kosovës, që do të vinte nga Koalicioni PAN.

Milosavleviq tha se ata presin të bisedojnë me partnerë të ndryshëm dhe atyre t’ua paraqesin kushtet, të cilat mbase do të pranoheshin nga partnerët.

Ai ka pranuar se është e natyrshme që Lista Serbe të konsultohet me Beogradin.

Këto komente ai i bëri pasi u regjistrua në listën e deputetëve, të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.