Arbëri

Lista Serbe: Mos sillni trazira në mes të serbëve në Kosovë

Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet në të cilat, siç thonë në këtë subjekt politik, dikush po përpiqet të shkaktojë trazira në mesin e serbëve në Kosovë.

Kjo Listë përmes një deklarate për media, siç transmeton rtk, iu bën thirrje ” politikanëve të papërgjegjshëm të opozitës në Beograd që të mos i përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre”.

“Është e qartë se disave iu pengon paqja që e kemi arritur me mund të madh kohëve të fundit dhe se atyre iu mungon hapësira për peshkim në ujërat e trazuar”.

Lista Serbe, e cila drejtohet nga Goran Rakiq, njëherit iu bën thirrje të gjitha institucioneve relevante “që të intensifikojnë angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve se paqja dhe siguria janë parakushte për normalizimin e jetës në Kosovë”