Arbëri

Sejdiu i AKR-së: Nuk e votojmë Koalicionin PAN

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, pasi sot është regjistruar si deputet, ka thënë se që nga fillimi, përkundër tentativave dhe presionit, gjithmonë jemi deklaruar dhe mbesim besnikë se nuk do ta votojmë koalicionin PAN.

“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera, jo te AKR. Ne si subjekt politik, vendimet tona do të jenë ato që i kemi marrë me Koalicionin (LAA)”, tha ai.

Regjistrimi i deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit do të vazhdojë edhe nesër, më 28 korrik.