Arbëri

Gjykata lejon pjesëmarrjen e Frashër Krasniqit në seancën konstituive të kuvendit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e deputetit të zgjedhur Frashër Krasniqi për të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit më 3 gusht.

Gjykata i ka dhënë leje deputetit Krasniqi që të regjistrohet nesër si deputet në Kuvendin e Kosovës. KTV-ja ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të akuzuarit Frashër Krasniqi i lejohet që me datë 28.07.2017 prej orës 09:00- 15:00 dhe me datë 3 gusht prej orës 08:00 deri në përfundim të mbledhjes, largimi nga vendbanimi i tij për shkak të shkuarjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tu regjistruar si deputet dhe marrës pjesë në seancën parlamentare”. Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i Vetëvendosjes i zgjedhur nga arresti shtëpiak Frashër Krasniqi.

{gallery}