Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se presidentit Hashim Thaçi nuk i takon e drejta që të mos i jap të drejtën mandatarit që siguron 61 vota për themelim të institucioneve.
Tutje ai foli edhe për takimet që subjekti i tij politik dhe LAA i kanë zhvilluar pas zgjedhjeve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për momentin po i diskutojmë çështjet programore. Ajo që duhet koordinuar është programi, për të cilin nëse kemi dakordim, do të bashkëqeverisim me LAA-në”, tha Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.
“Për VV-në është e qartë se personi që e kemi nominuar ne është më i votuari nga kandidatët tjerë në zgjedhjet e fundit, dhe presim rrjedhimisht që Kurti të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës”, tha Sejdiu, duke mos thënë qartë nëse do të heqin dorë nga ky kusht në rast të bashkëqeverisjes me LAA-në.