Arbëri

Mungesa e buxhetit e çoi dëm konkursin, ku u testuan 5 mijë veta

Pesë mijë kandidatëve për zyrtarë korrektues u është shuar “ëndrra” për një vend pune. Konkursi i hapur në shkurt të këtij viti për pranimin e 70 zyrtarëve në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është anuluar më 21 korrik, ndonëse procedurat u ishin afruar fundit.

Drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, institucion që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e kanë arsyetuar anulimin e konkursit me mungesën e buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të pesë mijë kandidatët i janë nënshtruar testit me shkrim më 9 prill. Prej tyre, 901 e kanë kaluar këtë test dhe i ishin nënshtruar testit të shkathtësive fizike. 313 e kanë kaluar edhe këtë test.

“Njoftim mbi anulimin e Konkursit për Pozitën: Zyrtar Korrektues, 70 (shtatëdhjetë vende pune) në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Anulimi i Konkursit për pozitat zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, bëhet duke u bazuar në vendimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftimin për anulim të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Përveç falënderimit për mirëkuptim në këtë njoftim nuk janë dhënë arsyet e anulimit të konkursit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.