Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni mbahet sivjet në Pogradec

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha të martën se në takimin që ka pasur në Tiranë me homologun maqedonas, Nikolla Dimitrov, është rënë dakord për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë së përbashkët gjatë këtij viti në Pogradec.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov është pritur në Tiranë nga homologu i tij Ditmir Bushati në një takim në të cilin është se thënë se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të forcohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit, Dimitrov foli për bashkëpunimin e dy vendeve dhe rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete. Dimitrov tha se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Sipas tij, kjo do të ndihmoj që Maqedonia dhe Shqipëria të ecin përpara drejt integrimit. Në takim është biseduar edhe për korridorin 8, për të cilin është thënë se është i rëndësishëm për rritjen e ndërrimit tregtar.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha se kanë arritur marrëveshje për të zhvilluar mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive gjatë këtij viti, në Pogradec. Sipas tij, kjo do të jetë e rëndësishme për të lehtësuar projektet strategjike të ndihmuara nga ndërkombëtarët.

Bushati gjithashtu theksoi se Maqedonia për Shqipërinë është një fqinjë i rëndësishëm, për shkak të stabilitetit në rajon. Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura mes vete, dhe se Shqipëria nuk e pengon Maqedoninë dhe as një vend tjetër për t'i integruar në NATO dhe BE.

Pas takimit me shefin e diplomacisë së Shqipërisë, u mbajt një konferencë e përbashkët për media i të dy ministrave.

Në kuadër të vizitës, ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov realizoi takim edhe me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me presidentin Ilir Meta.

Vizita e fundit zyrtare mes delegacioneve të Ministrive të Jashtme të të dy vendeve është realizuar më 26 janar të vitit 2015 në Tiranë. Delegacioni maqedonas udhëhiqej nga ish-ministri Nikolla Poposki, ndërsa ai shqiptar nga ministri aktual, Ditmir Bushati.

Gjatë bisedimeve mes shefit të diplomacisë shqiptare dhe maqedonase u riafirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve fqinje, ndërsa ministri Nikolla Poposki ftoi homologun e tij shqiptar në seancë të përbashkët mes qeverive të të dy vendeve në gjysmën e parë të vitit 2015, mirëpo një seancë e këtillë ende nuk është zhvilluar.

Pas kësaj vizite zyrtare, ministri Bushati më 24 gusht 2015 mori pjesë në Këshillin e ambasadorëve në Shkup, në kuadër të së cilës realizoi takim me homologun e tij maqedonas. Ndërsa, ministri Poposki më 30 dhe 31 mars të vitit 2016 udhëtoi në Durrës për në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, ku dhe realizoi takim me homologun e tij shqiptar.