Arbëri

Mustafa thotë se asnjë deputet i koalicionit nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se asnjë prej deputetëve të koalicionit LAA nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Mustafa, ka thënë se është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit.

“Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa. Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e instituiconeve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuan bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në”, ka shkruar Mustafa.