Arbëri

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në SHSKUK

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 27 pacientë të konfirmuar me COVID-19, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) të shtunën.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve: Klinika Infektive, 3 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8, Spitali i Prizrenit, 7, Spitali i Pejës, 3 dhe Spitali i Gjilanit ka 5 pacientë.

Brenda 24 orëve të fundit një person ka vdekur e janë regjistruar edhe 303 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.