Surroi “s’ka koment” për lakimin e emrit të tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë Foto: Koha

Surroi “s’ka koment” për lakimin e emrit të tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë

25 korrik 2017 19:11

Publicisti Veton Surroi nuk i ka komentuar shkrimet nëpër mediat online në Shqipëri e Kosovë, që kanë shkruar për mundësinë që ai të jetë ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e Edi Ramës.

KohaVisioni ka marrë një përgjigje të shkurtër nga Surroi, i cili për krejt këto shkrime ka thënë “Nuk kam koment”.

Ditëve të fundit u publikua një listë për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, mes të cilëve emri i Surroit figuron si kandidat për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Kjo listë nuk është konfirmuar nga zyrtarët e afërt me kryeministrin Edi Rama.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme