Arbëri

Konferenca e NATO-s në Film City për ambientin mediatik të Kosovës

Nën patronazhin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Zyra për Marrëdhënie me Publikun organizoi dhe mbajti konferencën e NATO-s për Marrëdhënie me Publikun mbi Ballkanin Perëndimor në kampin Film City, në Prishtinë.

Ngjarja u ndoq nga zinxhiri i komandës së NATO-s, organizatat ndërkombëtare dhe udhëheqësit e mediave vendore. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, e hapi konferencën duke përshëndetur mysafirët.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për ambientin mediatik në Kosovë dhe aftësinë për komunikim efektiv në mënyrë që të ndikojnë në reputacionin e organizatës së tyre, sipas pritshmërisë së opinionit publik për informim dhe transparencë nga të gjitha institucionet.

Ky rast, si dhe ngjarjet si Dita e Perspektivës Gjinore dhe Koncerti i Bamirësisë, tregojnë angazhimin e KFOR-it për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet vendore, bashkësinë ndërkombëtare dhe mediat.