Arbëri

Vazhdon të bjerë numri i të hospitalizuarve nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të martën se po vazhdon rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen me COVID-19.

Sipas raporteve të datës 16 gusht 2022, në trajtim janë 44 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 12 pacientë + 3 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të rasteve ditore me COVID-19, pas një rritjeje të tyre nga mesi i verës.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 413 raste pozitive me koronavirus.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 5.732.