Arbëri

Rezultatet e munguara të ndërhyrjes së ROSU-s në Veri

Bëhen gjashtë vjet nga ndërhyrja e njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, në atë që njihet përpjekje e parë serioze për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin.

Ndonëse krerët e shtetit atë kohë, por edhe në përvjetorët e asaj ndërhyrjeje, e vlerësojnë si aksion që ka penguar ndarjen e Kosovës, shumëçka atje funksionon si edhe para aksionit, shkruan sot Koha Ditore.

Barrikadat e vendosura në shumë akse rrugore të komunave veriore kanë qëndruar me vite dhe janë larguar tek kohëve të fundit. Por ato nuk kanë rëndësi, meqë simbolet e ndarjes dhe pengimit të lëvizjes së lirë, siç është ura mbi Ibër dhe rruga kryesore e Mitrovicës veriore mbeten edhe më tej të bllokuara.

Në aksionin e 25 korrikut 2011 pati humbur jetën Enver Zymberi, njëri nga policët e njësitit ROSU, pasi në të dhe pjesëtarët e tjerë kanë shtënë me armë zjarri grupe të armatosura nga pjesa veriore. Askush nuk është dënuar për vrasjen e Zymberit.

Ky intervenim, si dhe shumë raunde bisedimesh nuk kanë mundur të ndryshonin gjendjen atje.

Struktura paralele të Serbisë vazhdojnë të jenë aktive, madje ato dyshohet se qëndrojnë mbrapa sulmit mbi pjesëtarët e policisë dhe shumë sulmeve tjera mbi qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe prona të shqiptarëve të asaj pjese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.