Duhej të humbte një jetë njeriu në plazhet e Shqipërisë, që institucionet përgjegjëse të nisnin operacionin e gjerë për bllokimin e mjeteve të lundrimit që shkelin perimetrin e sigurisë.
Vrasja, para tre ditësh e turistes 16 vjeçare ruse Kseniya Ryok , në ishujt e Ksamilit, ka vënë në lëvizje Policinë Kufitare Shqiptare për bllokimin e të gjitha mjeteve të lundrimit që nuk respektojnë rregullat e lundrimit, si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy ditë pas vdekjes së 16-vjeçares nga Shën Petërsburgu , Policia Kufitare ka nisur kontrolle të rrepta të motorëve të ujit në Sarandë e Ksamil, ku janë bllokuar 64 mjete të tilla.
Kontrollet po zhvillohen për të verifikuar dokumentacionin. Policia Kufitare vijon punën për evidentimin dhe bllokimin e atyre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion, ose që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara, ku pushuesit bëjnë plazh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.