Mbytja e 9 personave në det në Shqipëri gjatë këtij sezoni veror ka nxitur debat mediatik në Shqipëri. Përgjegjësinë nuk e ka marrë askush, ndonëse është kritikuar shumë mungesa e personelit të specializuar për shpëtim.
Madje pikat nga do të duhej të monitorohej zona bregdetare janë boshe, ndërkohë që një prej tyre në Velipojë është shndërruar në kafene, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesë ditë më parë një 35-vjeçar nga Prishtina është mbytur në det në Plazhin e Velipojës, ndërsa kishte hyrë për të shpëtuar gruan që rrezikohej të mbytej , por nuk ia doli vetë. Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar administratori i Njësisë Administrative të Velipojes, Altin Kaçi.
Ai i ka kthyer përgjigje problemit të mungesës së rojave në kullat e vrojtimit. Kaçi ka thënë se rojat e plazhit në kullat e vrojtimit duhet të vendosen nga subjektet që kanë marrë rërën me koncesion. Ai shton se u është bërë kërkesë subjekteve dhe do të merren masa deri në heqjen e licencave nëse nuk ka reagim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.