Biznesmenët e Ferizajt protestojnë para KEDS-it për mungesë të rrymës

24 korrik 2017 20:24

Njazi Alushi, i cili është pronar i një firme prodhuese metalike, thotë se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike kanë ndikuar në mosfunksionimin normal të biznesit të tij.

Mbi 2 muaj, siç thotë ai, në zonën industriale në Ferizaj, problemet me energjinë elektrike kanë qenë të shumta dhe puna pothuajse është ndalur komplet, raporton KTV.

Gjatë ditës, Alushi dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve të ndryshme të kësaj zone janë takuar me përfaqësues të KEDS-it për të kuptuar nëse kjo çështje do të rregullohet, mirëpo takimi nuk solli kurrfarë rezultati.

Berat Lahu, drejtor i KEDS-it në Ferizaj, ka thënë se KEDS-i ka qëllim të bëjë një lidhje 10-kilovoltëshe në fshatin Tërn të Ferizajt, por as komuna e as Ministria e Infrastrukturës nuk u kanë dhënë leje për të vendosur shtyllën e re elektrike.

Përndryshe, ai premton se sapo të merret leja, problemi me rrymën do të zgjidhet në një afat prej 30 ditësh.

Por, i ashpër në këtë deklaratë të Lahut ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës se sa është kompetente që KEDS-it t’i japë leje për vendosjen e një shtylle në fshatin Tërn, por përgjigjet nuk janë kthyer.

E, në anën tjetër pronarët e bizneseve paralajmërojnë protesta nëse nuk u bëhet një zgjidhje e shpejtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme